Incidenti me rusët në bazën ushtarake, vjen reagimi i presidentit të Shqipërisë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka reaguar për incidentin në uzinën e Gramshit, ku dy ushtarë shqiptarë janë sulmuar, sipas mediave lokale nga tre shtetas me pasaportë ruse dhe ukrainase.

Begaj ka thënë se kërkon zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“1/2 Ngjarjen në uzinën e Gramshit po e ndjek me vëmendje. Në komunikim të vazhdueshëm me SHPFA, strukturat e shërbimeve informative & ato ligjzbatuese, të cilat i inkurajoj & mbështes për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe parandalimin e çdo situate që cënon sigurinë kombëtare”, shkroi Presidenti Begaj./21Media