Vjen edhe reagimi i Adisit pas lajmeve për ndarjen me Fifin

Sot në media qarkulloi lajmi se këngëtarja Fifi i ka dhënë fund lidhjes së saj me biznesmenin Adil Patushi.

E këto dyshime i ngriti një postim që shpërndau Fifi në InstaStory, shkruan lajmi.net.

Fifi ishte e para që reagoi duke mohuar këto lajme, mirëpo pas Fifit erdhi edhe reagimi i Adisit, i cili përmes një postimi në Instagram tregoi se lajmi nuk ishte aspak i vërtetë.

“Unë veç kom me i knu dashnisë për ty”, ishte mbishkrimi i Adisit në InstaStory.

Rikujtojmë se dyshja kanë muaj që kanë konfirmuar lidhjen e tyre dhe shumë herë në rrjete sociale ndajnë imazhe krah njëri tjetrit.