Fushë Kosovë: I hakohet llogaria, i vidhen etherum me vlerë mbi 3800 euro

Një burrë nga Fushë Kosova ka paraqitur rastin në polici pasi i është hakuar llogarie e tij dhe si pasojë i janë transferuar nga llogaria e tij 2.53 etherum në vlerë prej 3,768.90 eurosh në një llogari tjetër.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, njofton Klan Kosova.

Sipas policisë, rasti është nën hetime.