LSDM-ja përmes një konference për shtyp thanë se kanë “rënë në ujë” të gjitha të pavërtetat dhe konstruksionet e VMRO-DPMNE-së për asimilim dhe bullgarizim të maqedonasve. Zëdhënësi socialdemokrat, Darko Kaevski thotë se për periudhë 5-vjeçare LSDM-ja i ka hequr të gjitha pengesat dhe i ka realizuar dy qëllimet më të mëdha strategjike – BE dhe NATO.
Nuk është hera e parë që VMRO-DPMNE të gënjejë kur bëhet fjalë për interesat shtetërore dhe kombëtare. Kjo parti e udhëhequr nga Mickoski ka problem sa herë që vendi shënon ndonjë përparim në fushën e eurointegrimeve. Për dallim nga sjellja e tyre, LSDM-ja vazhdon me politika të përgjegjshme, politika që mbrojnë gjuhën dhe identitetin maqedonas dhe që sigurojnë progres në integrimin e vendit në BE– tha Darko Kaevski.




