Një person ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të rëndë në aksin Rrogozhinë-Elbasan, në Bishtin e Zhurit. Korrespondetja e Klan News, Anila Sefa raporton se viktima është 30-vjeçari me iniciale N.D. nga Sukthi.
Shkak i aksidentit fatal ka qenë përplasja e një makine tip “Mercedes Benz” me një kamion që drejtohej nga qytetari me iniciale I.C. Mësohet se personi që ka humbur jetën është shoferi i mjetit “Benz”.
Nga vendi i ngjarjes, korrespondentja e Klan News Anila Sefa raporton se vetëm disa minuta më parë është nxjerrë trupi i i viktimës. Makina tip Benz është shndërruar në një grumbull hekurishtesh.
Gazetarja Sefa bën të ditur se dyshohet Që shkak i këtij aksidenti të rendë të jetë bërë parakalimi i gabuar dhe shpejtësia tej normave të lejuara të drejtuesit të mjetit tip Benz. Ai është përplasur me kamionin në pjesën ballore të krahut të djathtë dhe ka përfunduar poshtë tij. Përplasja ka qenë shumë e fortë duke e shndërruar mjetin në një grumbull hekurishtesh, ndërsa drejtuesi i tij ka gjetur menjëherë vdekjen. Është dashur 1 orë pas aksidentit të nxirrej trupi i pajetë nga mjeti, ndërsa grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e tij. Nuk raportohet për persona të tjerë të plagosur.
Drejtuesi i kamionit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kavajë për t’u pyetur rreth aksidentit. Për 2 orë, ky aks është bllokuar për kalimin e mjeteve, ndërsa po hidhet zhavor në rrugë për të pastruar vajin dhe karburantin e derdhur në asfalt./tvklan.al




