Dhjetë komunat me më së shumti raste aktive me COVID-19

Members of the University Clinical Center of Kosovo in protective gear walk past a sign reading "Ambulance For Coronavirus" at the University Clinical Center of Kosovo in Pristina on March 14, 2020. - Kosovo reported its first coronavirus (COVID-19) case on March 13, 2020, in a 22-year-old Italian woman and a 77-year-old Kosovar man, both recently returned from Italy. (Photo by Armend NIMANI / AFP)

Aktualisht në të gjithë vendin në total numri i rasteve aktive me COVID është 10,288. Komuna e Prishtinës ka numrin më të madh me 1,958 raste aktive, e pasuar nga Peja me 711 raste.

Gjilani është komuna e tretë me më së shumti raste aktive, gjithsej 708 të tilla, ndërsa Prizreni radhitet e katërta me 696. Pasojnë, Mitrovica 588, Ferizaj 568, Lipjani 516, Fushë Kosova 477, Gjakova 460 e Podujeva 361, si dhjetë komunat me më shumti raste aktive.

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.834.463 doza të vaksinës.

Deri më sot 824.218 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 104.668 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Ndërsa me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm 1,438 persona./kp/