Paredes shumë afër kalimit te Juventusi

Leandro Paredes është shumë afër transferimit te Juventusi.

Gianluca Di Marzio raporton se lojtari tashmë ka arritur marrëveshje me “Zonjën e Vjetër” për një kalim të mundshëm në “Allianz Stadium”.

Shuma e këtij transferimi është diku rreth 15 milionë euro.

Argjentinasi do të largohet nga Paris Saint Germain pas plot tri viteve të kaluara aty.