Arsenali është i prirur t’i shtojë opsionet e tyre sulmuese këtë verë dhe pas humbjes së garës për Raphinha.
Cody Gakpo i PSV Eindhoven është i radhës në listën e objektivave të “topçinjve”.
Në garë për lojtarin është edhe Leeds United, por këta të fundit janë më pak të favorizuar si destinacion i mundshëm për futbollistin.
Gunners nuk kanë paraqitur ende një ofertë, por Daily Mail raporton se anësori do të përfundojë në veri të Londrës.