Pogba shmang operimin

Juventus ka marrë lajme të mira lidhur me Paul Pogba.

Ylli francez, Pogba ka pësuar një lëndim në ligamente gjatë fazës parasezonale me skuadrën e Juventus.

Flitej se lojtari mund t’i nënshtrohej një operimi dhe të mungonte deri në vitin 2023, por tani gjërat janë më ndryshe.

Raportimet e fundit thonë se Pogba nuk do t’i nënshtrohet operimit. Ai do t’i nënshtrohet një programi pesë javorë para se të kthehet në fushë.

Francezi do të humb së paku javët e para të sezonit në Serie A. Gjatë kësaj vere ai u ribashkua me Juven, duke lënë Unitedin.