Spasovski shpreh ngushëllime për jetët e humbura të fëmijëve në fatkeqësinë në Rramanli

Kryeministri Oliver Spasovski sonte në profilin e tij në Fejsbuk ka shprehur ngushëllime deri te familja e cila humbi tre fëmijë në shpërthimin e bombolës së gazit në fshatin Romanovcë të Kumanovës.

“Shpreh ngushëllimet e thella me bashkëqytetarët e mi nga Komuna e Kumanovës, banorë të Romanovcës, për jetët e humbura tragjikisht të tre fëmijëve dhe dëshiroj shërim të shpejtë shtatë persona tjerë të lënduar”, shkruan Spasovski në Fejsbuk.

Shpërthimi ndodhi sot rreth orës 10 në Romanovcë. Jetën e humbën tre fëmijë të moshës 8, 9 dhe 11 vjet. Në fatkeqësinë shtatë persona kanë marrë të djegura. Prej tyre katër janë në gjendje të rëndë më shkallë të lartë të djegies dhe janë në mjekim në Shkup.