Adriana Matoshi i dedikon disa fjalë të ëmbla aktores Arjola Demiri

Aktoret e njohura kosovare, Arjola Demiri dhe Adriana Matoshi njihen për miqësinë e tyre tash e sa kohë.

Dyshja në rrjete sociale ndajnë momente të ndryshme krah njëra tjetrës, shkruan lajmi.net.

E së fundmi deputetja e kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi përmes një InstaStory u shpreh se e ka shoqen që të gjithë do të donin ta kishin.

“Në këtë verë të nxehtë, zgjidhni shoqet e duhura për pushime. Një si unë kanë qejf të gjithë ta kenë por se kanë. Të dua”, shkroi Matoshi krahas imazhit.

Theksojmë që Arjola kishte mbështetje të madhe nga mikja e saj gjatë qëndrimit në ‘BBV’.