Manchester United është i interesuar që të nënshkruajë me lojtarin e Leipzig, Benjamin Sesko.
Të paktën kështu raporton Laure Whitwell, sipas të cilit futbollisti po vlerësohet shumë nga njohësit e futbollit.
Për të arritur te lojtari, “Djajtë e Kuqë” duhet t’i bëjnë llogaritë me një kokëfortësi të Leipzig të cilët nuk e kanë ndërmend të heqin dorë lehtë nga ai.
Mbetet të shihet se si do të veprojë Erik ten Hag për ta bindur atë.
Vlera e Seskos në treg aktualisht është 10 milionë euro.



