PSG dhe Roma vijojnë bisedimet me Wijnaldum

Paris Saint Germain dhe Roma janë duke i vijuar bisedimet për mesfushorin Georginho Wijnaldum.
Sipas asaj që bën të ditur Fabrizio Romano, lojtari e dëshiron me çdo kusht largimin pasi nuk arriti ta tregojë kualitetin e tij në “Parc de Princes”.

Jose Mourinho po ashtu e dëshiron lojtarin në “Olympico”, pasi sheh tek ai elemente cilësore.

Wijnaldum ka kontratë me kampionët francezë deri në vitin 2024.