Më 14 maj 2022, një aeroplan C919 u nis nga aeroporti Pudong të Shangait për në provën e fluturimit/
C919, aeroplani i parë i madh i udhëtarëve i projektuar e i prodhuar nga vetë Kina, është gati për certifikimin pas përfundimit të të gjitha provave të fluturimit, bëri të ditur prodhuesi i tij të dielën.
Të gjashtë aeroplanët mbaruan provat e fluturimit deri më 19 korrik dhe programi hyri në fazën e fundit të marrjes së certifikatës, sipas postimit të publikuar në llogarinë zyrtare në median sociale të Korporatës së Aeroplanëve Komercialë të Kinës (COMAC).
Cerfitikata nga Administrata e Aviacionit Civil e Kinës është hapi i fundit i kërkuar për nisjen e operacioneve komerciale.
C919, i krijuar tërësisht nga Kina, përfaqëson një gur kilometrik në ambiciet e vendit për të hyrë në tregun e aviacionit komercial. Kina është ndër tregjet e aviacionit civil me rritjen më të shpejtë në botë.
Në marsin e vjetshëm, kompania ajrore kineze “Eastern Airlines” dhe COMAC-u nënshkruan një marrëveshje për blerjen e pesë aeroplanëve C919, të cilët do ta kenë bazën kryesore në Shangai pas vënies në funksionim.
Qysh nga viti 2019, gjashtë aeroplanë C919 kanë kryer një sërë provash uljeje e fluturimi në Shangai dhe në qytete të tjera. Në nëntor 2020, C919 mori autorizimin e inspektimit të tipit të tij.
C919 ka 158-174 vende dhe një rreze fluturimi prej 4075-5555 km. Aeroplani e kreu me sukses fluturimin e parë në vitin 2017.