OSBE uron Bajam Begaj, pret bashkëpunim të ngushtë

Delegacioni i OSBE në Shqipëri ka uruar Bajram Begaj pas marrjes së detyrës si president i ri i Shqipërisë.

“Urimet më të mira për SH.T.Z. Bajram Begaj i cili sot nis mandatin e tij si president i Shqipërisë, institucioni i ngarkuar me përgjegjësinë e madhe për të ruajtur unitetin e popullit. OSBE në Shqipëria pret një bashkëpunim të ngushtë dhe kuptimplotë,” thuhet në mesazhin e urimit.

Bajram Begaj ka dhënë betimin në një ceremoni solemne në Kuvendin e Shqipërisë duke u bërë kështu presidenti i tetë me radhë i vendit. Ai ka mandat pesëvjeçar.