Scamacca së shpejti lojtar i West Ham United

Gianluca Scamacca është shumë afër të bëhet lojtari më i ri i West Ham United.
Scamacca së shpejti do të jetë lojtari më i ri i ekipit anglez.

Këtë e ka konfirmuar drejtori ekzekutiv i Sassuolos, Giovanni Carnevali, në një intervistë për mediet italiane, transmeton lajmi.net.

“Kemi marrëveshje me West Ham për Scamacca, 38 milionë euro plus 6 bonuset”, tha ai për ‘Corriere dello Sport’.

Scamacca gjatë kësaj merkato ka qenë një lojtar mjaft i kërkuar, por destinacioni i tij i radhës do të jetë West Hami.