Këngëtari shqiptar flet pas operacionit në zemër

Artisti i njohur shqiptar, Berkan Beka nuk ka qenë mjaft aktiv me muzikë këtë periudhë.

Mirëpo këngëtari vazhdon të komentohet mjaft shumë nga publiku e mediat.

Së fundmi Berkani është operuar në zemër, e në një intervistë për ‘Prive’ ka treguar detajet rreth operacionit.

“Mirë jam, tani mirë. Sepse me të vërtetë e kalova një periudhë shumë të vështirë. Së pari falënderoj të gjithë njerëzit që përmes Instagramit që më kanë telefonuar. Me qindra njerëz nuk kam mundur që t’iu përgjigjem të gjithëve. Nuk themi kot që në këto ditë shihet njeriu se sa duhet”, u shpreh ai.