Armando Sadiku do të jetë lojtari më i ri i Cartagenës. Lajmin e bëri të ditur vetë klubi, përmes një njoftimi për media.
Cartagena luan në La liga 2.
Lojtari më herët luajti për ekipe spanjolle si Levante, Las Palmas e Malaga.
Vetë ai shprehet i lumtur për një aventurë të re, teksa thotë se do të japë gjithçka për skuadrën e re.
“Unë do të jap gjithçka për ekipin, jam një luftëtar. Do të luftoj për çdo top dhe nuk tërhiqem kurrë pas. E gjithë energjia ime do të jetë për ekipin në mënyrë që të koleksionojmë sa më shumë pikë të jetë e mundur në sezonin e ri.
Në La Liga 2 konkurrenca është e lartë dhe të gjithë skuadrat kanë cilësi. Kjo është diçka që të mban të motivuar. Me Cartagenën kam mbajtur bisedime edhe në vitin e kaluar, por në fund tratativat nuk u finalizuan dhe unë zgjodha një rrugë tjetër. Por, këtë vit më pas u binda për të firmosur dhe jam shumë i lumtur por edhe i bindur për zgjedhjen time”, u shpreh Sadiku.