Sekretari organizativ i ASH-së, Elmi Aziri ka reaguar lidhur me kundërshtimin e gjuhës shqipe në Armatën e Maqedonisë nga BDI, LSDM dhe VMRO.
BDI, LSDM dhe VMRO kundër gjuhës shqipe në ARM . Sipas kushtetutës gjuha që flasin më shumë se 20% e popullatës dhe që është e ndryshme nga maqedonishtja, është gjuhë zyrtare.
Neni 23 alinea 1 e ligjit për gjuhët obligon të gjitha institucionet që në afat prej 1 viti nga sjellja e ligjit të sjellin të gjitha aktet nënligjore për zbatimin e ligjit
Vendimet e Qeverisë nr 120,122 dhe 123 të vitit 2019.
Inspektorati për përdorimin e gjuhëve më 03/03/2022 i jepë vërejtje Ministrisë së Mbrojtjes për mos respektim të kushtetutës dhe ligjit për gjihët .
Neni 23 alinea 2 e ligjit për gjuhët obligon të gjitha institucionet që në afat prej 6 muajve nga sjellja e ligjit ti zbatojnë obligimet që dalin nga neni 7 i ligjit për gjuhët “, ka shkruar Aziri në një postim në facebook. (INA)