Tottenham interesohen për Zaniolo

Pas afruan emra si Richarlison, Ivan Perisic e Lenglet (dhe të tjerë), Spurs po shohin tani opsionet edhe për një lëvizje tjetër.

‘Guardian’ raporton se skuadra e drejtuar nga Antonio Conte e dëshiron yllin e Romës, Nicolo Zaniolo, transmeton lajmi.net.

Pas zyrtarizimit të Paulo Dybala te Roma, ‘Giallorossi’ mund të jenë të hapur ta shesin kartonin e italianit.

Nëse Tottenham arrijnë marrëveshje për Zaniolo, ai do të ishte përforcimi i shtatë këtë verë për londinezët.

Ivan Perisic, Fraser Forster, Yves Bissouma, Richarlison, Clement Lenglet dhe Djed Spence janë të afruarit e deritanishëm.