Sali për rastin “Zhan Mitrev”: Askush nuk është mbi ligjin, do të ketë përgjegjësi

Çështja “Brezev” do të ndiqet deri në fund dhe do të ketë zgjidhje. Askush nuk është mbi ligjin dhe nuk ka të paprekshëm, tha sot ministri i Shëndetësisë Bekim Sali.

Sali njoftoi se aktualisht është duke u zhvilluar takim i ekipeve të ekspertëve nga Agjencia për Barna dhe Pajisje Mjekësore (MALMED) me përfaqësues të spitalit klinik “Zhan Mitrev” për të përcaktuar nëse testet e pacientëve që janë trajtuar atje kryhet në përputhje me rregulloret në fuqi.

Sipas ministrit, Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor në tre vitet e fundit ka kryer 45 inspektime të rregullta dhe 52 inspektime të jashtëzakonshme në 12 institucione private shëndetësore. Detajet i bëri të ditur drejtoresha Irinka Sotirovska Buhova, e cila informoi se konkretisht në “Zhan Mitrev” janë kryer tre inspektime të rregullta dhe nëntë inspektime të jashtëzakonshme.

Sali gjithashtu shpjegi për metodën e hemofiltrimit, e cila, theksoi, përdoret në trajtimin e pacientëve në gjendje të rëndë, të vendosur në terapi intensive.

Sali tha se Ministria e Shëndetësisë mbetet e hapur për bashkëpunim për të gjitha institucionet.