Guardiola e konfirmon marrëveshjen e Zinchenko me Arsenal

Arsenal do të blejë një tjetër lojtar nga Manchester City, pas Gabriel Jesus. Radha është për transferimin e Oleks Zinchenko.

Ukrainasi pritet të zyrtarizohet si lojtar i ri i ‘Gunners’ gjatë ditës së sotme. Marrëveshjen e ka konfirmuar edhe Guardiola.

“Ai do të shkojë tek Arsenal”, ka thënë Guardiola në një konferencë për shtyp, përcjell lajmi.net.

Marrëveshja tashmë është nënshkruar dhe pritet vetëm finalizimi i pjesës së dytë të testeve mjekësore.

Zinchenko luan si mesfushor, por mund të mbulojë edhe pozitën e mbrojtësit të majtë.