Ylli belg është në radarin e Milan tash e disa javë por marrëveshja me Club Brugge nuk po arrihet.
Fabrizio Romano bën të ditur se Milan janë duke u afruar gjithnjë e më shumë me synimin e tyre final, përcjell lajmi.net.
Klubi pritet të bëjë nesër një tjetër ofertë për Club Brugge, lidhur me kartonin e De Ketelaere.
Mesfushori me tipare ofensive ka një marrëveshje me Milan, sa i përket kushteve personale.
Në garë për lojtarin është edhe skuadra e Leeds United, që po tregohet e gatshme të ofrojë shuma më të mira sesa Milani.
Mbetet të shihet nëse oferta e radhës nga Milan do të jetë mjaftueshëm bindëse për krerët e Club Brugge.




