“Ma përmbyse krejt botën vëlla”, Stresi publikon mesazhin e fundit me shokun e tij që u vra dje në Fushë Krujë

Ditën e djeshme ka ndodhur një ngjarje tronditëse në aksin rrugon Fushë Krujë-Thumanë.

Nga kjo ngjarje tronditëse mbetën të vdekur tre persona, shkruan lajmi.net.

E njëri nga tre personat e vdekur, ishte shoku i reperit të njohur shqiptar, Stresi.

Brilant Martinaj ishte shoku i reperit që mbeti i vdekur bashkë me dy miqtë e tij, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha.

Reperi pas vdekjes së tij ka bërë një reagim në rrjete sociale.

Stresi ka shpërndarë mesazhin e fundit me tashmë të ndjerin.

“Zemra e vëllait krejt botën ma përmbyse”, ka shkruar ai.

Gjithashtu ai ka hedhur edhe një storje tjetër, ku shihet i ndjeri duke kënduar njërën nga këngët e reperit./Lajmi.net/