Moderatorja e njohur shqiptare Luana Vjollca tash e sa kohë është duke u marrë me projektin e saj “Thuaje”.
Në këtë projekt artistja ndan histori nga jeta e saj personale, shkruan lajmi.net
Bukuroshja shqiptare në kuadër të “Thuaje” i surprizoi disa persona në rrugë, duke u dhuruar buqeta me lule.
E këtë e ka bërë të ditur vet ajo përmes një postimi në rrjetin social Instagram.
“Një buzëqeshje nuk kushton asgjë, por jep shumë, jini të sjellshëm me njëri-tjetrin dhe dashuroni veten fillimisht”, shkroi ajo krahas videos.