Yll Limani dhe Ledri Vula po vijnë me një bashkëpunim.
E lajmi.net ka siguruar fotografi nga xhirimet e video-klipit të dyshes, ku ata shihen së bashku e të veshur plotë me stil.
E sipas burimeve të lajmi.net xhirimet kanë përfunduar gjatë ditës së djeshme, ndaj kënga pritet të lansohet së shpejti.
Ndryshe theksojmë se të dy artistët janë aktiv me koncerte e mbrëmje muzikore këtë periudhë.