Cesc Fabregas nuk e ka ndërmend t’i “varë këpucët në gozhdë”.
Futbollisti spanjoll tani po e mendon seriozisht rikthimin në Spanjë, aty ku është duke e pritur krahëhapur skuadra e Las Palmas, transmeton lajmi.net.
Mesfushori tanimë është lojtar i lirë, pasi i skadoi kontrata me Monacon në këtë verë.
Aktualisht 35-vjeçari është në fazën e bisedimeve me klubin dhe ende nuk ka ndonjë dakordim në lidhje me këtë çështje.
Gjithsesi, negociatat kanë përparuar dhe pritet të ketë zhvillime në ditët në vijim.