“Sunny Hill” nis akreditimin e gazetarëve për festival

“Sunny Hill” do të mbahet edhe këtë vit do të mbahet në parkun e Gërmis me datë 4, 5, 6 dhe 7 gusht.

Tashmë janë bërë të ditur shumica e artistëve shqiptarë dhe atyre me famë botërore, që do të performojnë, shkruan lajmi.net.

Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga fillimi i tij, organizatorët e festivalit përmes rrjeteve sociale kanë njoftuar se tashmë ka nisur akreditimi i gazetarëve.

Bashkë me njoftimin, në postim është vendosur edhe linku se ku mund të akreditohen mediat nga e gjithë bota.

“Jemi shumë të lumtur të ftojmë të gjitha mediat nga e gjithë bota që të na bashkohen në rrugëtimin fantastik 4-ditor të festivalit të Prishtinës! Aplikacioni për akreditimin e mediave është i hapur për të gjitha mediat e interesuara për të mbuluar edicionin më emocionues deri më tani”, thuhet në postim.

Ndryshe, nga vitet paraprake, këtë vit “Sunny Hill” mbahet edhe në Tiranë./Lajmi.net/