Zyrtare: Vidal i bashkohet Flamengos

Arturo Vidal i është bashkuar skuadrës së Flamengo.

Ishte vetëm çështje kohe puna e zyrtarizimit të Vidal te skuadra braziliane, Flamengo, transmeton lajmi.net.

Ylli kilian u largua nga skuadra e Inter pak ditë më parë dhe destinacioni i ardhshëm për të dihej.

Tani, skuadra e Flamengo përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar për arritjen e Vidal në klub.

Vidal do ta ketë numrin 32 te skuadra e tij e re.