Boris Johnson: Në Srebrenicë u krye gjenocid, do i luftojmë mohuesit e krimeve

LONDON, ENGLAND - APRIL 12: British Prime Minister Boris Johnson speaks at 10 Downing Street after being discharged from hospital in London, Britain, on April 12, 2020. Boris Johnson "has been discharged from hospital to continue his recovery at Chequers", a Downing Street spokesman said Sunday. (Pippa Fowles/No 10 Downing Street/Handout to Xinhua via Getty) (EDITORIAL USE ONLY) (Xinhua/ via Getty Images)

Kryeministri në largim, i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka nisur seancën e parlamentit në Londër duke kujtuar ngjarjet e ndodhura para 27 vjetëve në Bosnjë e Hercegovinë.

“Këtë javë ne kujtojmë gjenocidin e kryer në Srebrenicë, dhe viktimat e këtyre ngjarjeve të tmerrshme. Ne duhet të mësojmë nga mësimet e historisë dhe të bëjmë nga ana jonë krejt çka është e mundur që të ndalojmë që një gjë e tillë të mos ndodh më kurrë”, tha Johnson, që është kryeministër deri më 5 shtator.

”Ne do vazhdojmë të luftojmë mohuesit e krimeve të luftës në Bosnjë e Hercegovinë dhe vende tjera”, shtoi kryeministri britanik në largim.

Më 11 korrik 1995, forcat policore, militare e para-militare të Republika Sërpska në Bosnjë, vranë mbi 8 mijë burra e djem boshnjak. Kjo masakër njihet si vrasja më e madhe ndaj civilëve në Evropë që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore.