VMRO-DPMNE: Propozimin që pushteti mund ta kalojë në Kuvend është në dëm të interesave kombëtare maqedonase

Kovaçevski dhe Osmani të mos fshehin protokollin, kjo do të thotë bugarizim i shtetit, populli është kundër kësaj, thuhet në kumtesën e VMROP-DPMNE-së.

“Qeveria së pari thotë se do ta publikojë, ndërsa tani për javën e dytë me rradhë nuk e akuzon protokollin. Propozimi që pushteti dëshiron të kalojë nëpër Kuvendi është në dëm të interesave nacionale maqedonase. Me propozimin i jepet të drejtë Bullgarisë dhe e shkruan librat e historisë në Maqedoni dhe e bllokon vendin në rrugën drejtë BE-së, nëse diçka nuk i pëlqen. Qeveria nuk mbanë llogari për interesat maqedonase, ata vetëm dëshirojnë të bëjnë fotografi në Bruksel, dhe ta lënë Maqedoninë me një ton probleme”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Sipas tyre pushteti nuk duhet të injoron popullin dhe se propozimi duhet të hidhet poshtë, dhe të mos shfrytëzohen deputetet e shumicës për të votuar diçka që është në dëm të Maqedonisë.