Policia japoneze e pranon: Siguria e ish-kryeministrit Shinzo Abe kishte probleme

Policia japoneze ka pranuar se kishte të meta në sigurinë për ish-kryeministrin japonez Shinzo Abe, i cili u qëllua për vdekje në qytetin jugor të Nara të premten.

“Është e pamohueshme që ka pasur probleme në siguri”, tha shefi i policisë së Narës, Tomoaki Onizuka.

Një person i armatosur hapi zjarr ndaj Abe në një ngjarje të fushatës politike – një krim që ka tronditur thellësisht Japoninë.

Ndërkohë, gjedhjet e së dielës po zhvillohen siç ishte planifikuar. Votimi filloi në orën 07:00 me orën lokale, vetëm dy ditë pas vrasjes së Abe.

Analistët sugjerojnë se vrasja e tij mund të rrisë mbështetjen për Partinë Liberale Demokratike (LDP) në pushtet, për të cilën Abe ishte një figurë udhëheqëse dhe me shumë ndikim.

Zgjedhjet për dhomën e lartë më pak të fuqishme të parlamentit të Japonisë zakonisht shihen si një referendum për qeverinë aktuale. Por një fitore e madhe për LDP-në do të forconte aftësinë e kryeministrit aktual për të shtyrë politikat e tij kryesore, duke përfshirë një dyfishim të shpenzimeve të mbrojtjes.