Haradinaj: Do t’i ruajmë kujtimet më të mira për ty Vjosa

Sot janë mbajtur homazhe për regjisoren, Vjosa Berisha, në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

Homazhe ka mbajtur edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, shkruan lajmi.net.

Regjisorja, e cila vdiq javën e kaluar, ishte duke u trajtuar në një spital në Londër pasi ishte diagnostikuar me kancer në vezore për më shumë se një vit.

Haradinaj në një postim të shpërndarë në rrjete sociale theksoi se do t’i ruajë kujtimet më të mira me të ndjerën.

“Do t’i ruajmë kujtimet më të mira për ty Vjosa”, tha ai.

Përveç kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, homazhe për Berishën ka bërë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti si dhe shumë figura të tjera politike e të artit./Lajmi.net/