E ardhmja e Rafinhas larg PSG-së

Rafinha Alcantar është larg rikthimit te Paris Saint Germain.

Rafinha është lojtar i ekipit parisien deri në vitin e ardhshëm.

Në janar të këtij viti, mesfushori u transferua te Real Sociedad në formë huazimi.

Koha e tij te klubi spanjoll ka përfunduar dhe ai mund të rikthehet në ‘Parc des Princes’.

Por sipas ‘AS’, një rikthim i tij në PSG nuk pritet të ndodhë, përcjell lajmi.net.

Me nënshkrimin eventual të Vitinhas do të thotë që nuk ka vend për brazilianin në klubin e Parisit.

Mbetet të shihet çfarë do të ndodhë me të ardhmen e tij.