–Partitë duhet të jenë të vetëdijshme se këto lufta të baltosura e diskreditojnë të gjithë sistemin tonë politik në Bullgari, tha presidenti bullgar Rumen Radev me rastin e krizës politike.
Sipas Radevit, Kuvendi nuk është treg – disa tregtojnë deputet, disa janë të ftuar të negociojnë për kthim të modelit të vjetër të korrupsionit. Të dy palët e mbysin besimin dhe shpresën e bullgarëve, deklaroi presidenti Rumen Radev. Njerëzit presin vendime të shpejta, jeta po bëhet më e shtrenjtë, shtoi ai.
Sipas tij, Qeveria mbanë përgjegjësi të plotë, derisa Kuvendi i Bullgarisë nuk vend më ndryshe. Debati prë votimin e mocionit të mosbesimit të Qeverisë së Kirill Petkovit do të mbahet të martën, ndërsa votimi do të mbahet të mërkurën.