ShowBiz Britney Spears fshin Instagramin pak ditë pas martesës me Sam Asgharin

Britney Spears fshin Instagramin pak ditë pas martesës me Sam Asgharin

Këngëtarja Britney Spears ka vendosur të fshijë llogarinë e saj në Instagram dhe këtë e bëri vetëm pak ditë pas martesës me Sam Asgharin.

Nuk është hera e parë që ylli i estradës u largua nga rrjetet sociale ku ndan shpesh foto e video, pasi një gjë të tillë e bëri edhe për kujdestarinë e saj në muajin mars.

Artistja amerikane ka qenë e përfshirë në disa polemika javëve të fundit për shkak të ceremonisë së dasmës, ku nuk kishte ftuar familjarët e as të vëllanë, Bryan Spears, 45-vjeçar.

Foto: Screenshot/Instagram

Gjatë përpjekjes për të hyrë në Instagramin privat të yllit shfaqet gjendja ‘ më falni, kjo faqe nuk është e disponueshme’.

Britney u martua të enjten e kaluar në një ceremoni të zhvilluar në shtëpinë e saj, në Kaliforni.

Krahas familjarëve, të pranishëm në dasmë nuk ishin edhe dy djemtë e 40-vjeçares: Sean Preston dhe Jayden James.

Kjo ishte martesa e tretë për Britney, pas asaj me Jason Alexander dhe Kevin Federline.

Bashkëshorti i parë tentoi t’ia prishte dasmën, megjithëse u ndalua nga policia e vendit në një moment të fundit.