Chelsea rikthehet për Balde

Gjiganti anglez, Chelsea kanë rikthyer sytë sërish nga lojtari i Barcelonës, Alejandro Balde.

Alejandro Balde është lojtar i Barcelonës, i cili luan për ekipin e dytë.

Sipas ‘Mundo Deportivo’, klubi londinez ka rikthyer sërish vëmendjen për spanjollin.

Skuadra angleze ishin të interesuar për lojtarin edhe në vitin 2020 dhe verën e kaluar ata ishin gjithashtu të interesuar për disponueshmërinë e tij.

Ndërkohë, Barça vazhdon të lëvizë drejt përfshirjes së Marcos Alonsos dhe Azpilicuetas, një operacion në të cilin Balde mund të hyjë si opsion ndërrimi.