Ish-lojtari i Milan, Marco Van Basten ka folur në lidhje me dyshen Cristiano Ronaldo dhe Leo Messi.
Dilema se cili nga Ronaldo dhe Messi është më i miri në histori vazhdon.
Shumë lojtarë e ish-lojtarë, trajner e të tjerë kanë shprehur mendimet e tyre në lidhje me portugezin dhe argjentinasin.
Së fundmi ka folur edhe ish-lojtari i Milan, Marco Van Basten.
Sipas tij, Ronaldo është lojtar i madh, por kush mendon se është më i mirë se Leo Messi nuk dinë asgjë për futbollin.
“Cristiano është një lojtar i madh, por ata që thonë se ai është më i mirë se Messi nuk dinë asgjë për futbollin, ose e thonë me keqbesim.
Messi është unik. E pamundur të imitohet dhe e pamundur të përsëritet. Një lojtar si ai shfaqet çdo 50 apo 100 vjet. Si fëmijë, ai ra në tenxheren e gjeniut të futbollit”, tha Van Basten për “Corriere dello Sport”.
Cristiano Ronaldo dhe Leo Messi janë një dyshe që e kanë dominuar futbollin evropian me vite të tëra.
Portugezi e ka fituar pesë herë Topin e Artë, ndërsa argjentinasi plotë shtatë herë në karrierë.




