Guardiola ka pranuar të largohet Bernardo Silva

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola ka pranuar të largohet Bernardo Silva nga ekipi.

Silva është i lidhur me ‘Citizens’ deri në vitin 2025, por mund të largohet këtë verë.

Sipas ‘Mundo Derpotivo’ trajneri i Man City, Guardiola ka pranuar të largohet portugezi nga klubi, përcjell lajmi.net.

Sipas të përditshmes spanjolle, drejtuesit e klubit do ta lënë të lirë Silvan nëse vie ndonjë ofertë e mirë drejtë tij.

Xavi Hernandez ka shprehur pëlqim për portugezin, por mbetet të shihet nëse do të bien dakord me kampionin e Premier Ligës për një transferim në ‘Camp Nou’.