Konfirmohet ‘El Clasico’ e parë që do të mbahet në Amerikë

Konfirmohet miqësorja e parë në mes Real Madrid dhe Barcelona.

‘El Clasico’ mbetet ndeshja më e shikuar në botën e futbollit.

Përkundër ndeshjeve që i zhvillojnë në kuadër të La Ligas, ata do të luajnë miqësore në Amerikë.

Si çdo sezon edhe këtë herë ata do të përballen me njëra-tjetrën, por këtë edicion në Las Vegas.

Më 23 korrik Real Madridi dhe Barcelona do të përballen në kuadër të ndeshjeve miqësore, që të dy klubet do t’i zhvillojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.