Butrint Imeri, Mozzik e Tayna janë duke përgatitur një hitë të jashtëzakonshëm.
Bashkëpunimi i tyre titullohet “Pare” dhe pritet shumë shpejt të publikohet, shkruan lajmi.net.
Ata kanë udhëtuar për në Turqi për të realizuar edhe klipin e këngës.
Ndërkohë, Butrinti ka publikuar edhe pamje nga prapaskenat e këtij videoklipit, teksa shihen të tre artistët së bashku gjatë xhirimeve.
Gjithashtu në pamjet e publikuara nga këngëtari, shihet edhe ekipi i xhirimit të klipit muzikor.
Vlenë të theksohet se ky është bashkëpunimi i parë mes tre artistëve të cilët gëzojnë suksese të jashtëzakonshme në karrierën e tyre./Lajmi.net/




