“Open Balkan” në Ohër, Berisha: Asgjë të mirë për shqiptarët! Samiti prodhon “serbomavi” e “rusofili”

“Samiti i Ohrit është një samit që prodhon serbomavi rusofili e asgjë të mirë për shqiptarët” kështu e konsideroi ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, takimin që do të zhvillohet në Ohër në kuadër të Open Balkan.

“Sot jam këtu për të denoncuar aleancën e Ohrit si një aleancë e rrezikshme për paqen stabilitetin në Ballkan, aleancë që synon vendosjen e hegjemonisë serbe dhe influencës ruse në rajon. Aleancë që I kundërvihet procesit të integrimit europian dhe procesit të tregut të përbashkët rajonal në kuadrin e nismës së Berlinit. Samiti i Ohrit është një samit që prodhon serbomavi rusofili e asgjë të mirë për shqiptarët. Mali i Zi nuk është anëtarësuar, ka shkuar për të marrë pjesë, sepse Mali i Zi ka një kompozim ku nje pjese e popullsisë është me origjinë serbe. Gjykanovic e ka kundërshtuar në mënyrë të hapur anetaresimin e vendit te tij” u shpreh Berisha.