“Kur qeni ec në rrugën e vet, mos e nguc se qeni të han..”, reagimi i Noizyt pas përleshjes me Cllevion

Dje në rrjetet social, por edhe në media u vu në qendër të vëmendjes rep-artisti, Noizy.

Vëmendja e publikut u vendos pikërisht tek një video e cila tregoi momentin kur reperi shihet duke goditur me grusht fenomenin e rrjeteve sociale, i njohur si Cllevio, shkruan lajmi.net.

Pas publikimit të pamjeve nga ky moment ka reaguar edhe vetë Noizy, përmes rrjetit social Instagram.

“Kur qeni ec në rrugën e vet, mos e nguc se qeni të han– ka thënë i moçmi. Leje të ec në rrugë të vet”, tha reperi ndër tjerash në live.

 

Ndryshe, kujtojmë se ditë më parë Cllevio kishte publikuar një mesazh që sipas tij ishte nga Noizy, ku ky i fundit kishte thënë se nuk po i pëlqen ajo që Cllevio po thoshte në rrjete sociale kundër tij.

Cllevio njihet edhe si ish-anëtar i grupit të rep-artistëve TBA.