Gjatë të shtunës mbrëmë në Philadelphia në jug të qytetit janë qëlluar për vdekje tre persona dhe 11 tjerë janë plagosur, pasi një person hapi zjarr mbi civilët.
Gjatë një konference të mbajtur sot, prokurori Larry Krasner tha se pret që së shpejti të prezantohen të gjitha provat dhe të njëjtën kohë bëri të ditur se janë duke vazhduar hetimet.
Kujtojmë që të shtunën filluan të shtënat në jug të vendit, pak çaste pas mesnate. Policia në Philadelphia i ishte përgjigjur telefonatës për të shtëna armësh.