Nadal kalon në finale të French Open, pasi lëndohet kundërshtari i tij

Tenisti spanjoll, Rafael Nadal kaloi në finale të French Open, pasi u lëndua Alexander Zverev.

Gjysmëfinale e French Open filloi mjaft mirë për dy tenistet, por ashtu nuk përfundoi për Zverev pasi ky i fundit u lëndua.

Nadal ishte duke kryesuar 1:0 në sete, ndërsa seti i dytë ishte baras 6:6, por loja u ndërpre për shkak të lëndimit të rëndë të gjermanit në këmbë.

Fillimisht stafi mjekësor e kontrolluan, por ata konstatuan se ai nuk mund të vazhdojë garën.

Kështu, spanjolli kalon në finale ku do të përballet me fituesin e çiftit Casper Ruud dhe Marin Cilic.

Më poshtë mund të shikoni lëndimin e Zverev.