Ajaxi është i interesuar për Bergwijn

Ajaxi është i interesuar për të nënshkruar me lojtarin e Tottenham Steven Bergwijn.

Sipas asaj që bën të ditur Fabrizio Romano, klubi holandez i ka dërguar një ofertë skuadrës londineze, transmeton lajmi.net.

Oferta e dërguar drejt klubit londinez tashmë është konfirmuar, mirëpo ende nuk dihet nëse do të pranohet ose jo.

Bergwijn u transferua tek Tottenham në vitin 2020 nga skuadra e PSV Eindhoven për shumën e 25 milionë eurove.