Në 24 orët e fundit janë regjistruar 87 raste të reja Covid-19, nga 1,384 testime të bëra, përcjell TV21. Janë regjistruar 141 pacientë të shëruar, kumtoi Ministria e Shëndetësisë. Në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë.
Në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë. Sipas regjistrit të personave të vdekur me diagnozë COVID-19 nga “Termini Im” janë regjistruar tri viktima të regjistruara në periudhën 08.05.-28.05.2022.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 312.022, numri i të shëruarve është 302.202, numri i të vdekurve është 9.306 dhe numri i rasteve aktive është 514.






