Prej sot hiqen të gjitha masat anti-Covid në Greqi! Pa maska edhe në ambiente të mbyllura

epa08520644 A view of cars going through the border crossing 'Bogorodica' between North Macedonia and Greece, near the southern city of Gevgelija, North Macedonia, 01 July. Greece reopened the Evzoni border crossing with North Macedonia to EU citizens and from 14 other countries which are on a list approved by EU authorities. All travelers arriving to Greece are required to fill a Passenger Locator Form (PLF) at least 48 hours before check-in. The form is part of the country's planning for protection against the coronavirus disease (COVID-19) pandemic and will allow authorities to create barcodes for travelers so that testing of new arrivals can be targeted. EPA-EFE/GEORGI LICOVSKI

Prej sot në Greqi hiqet maska e detyrueshme në hapësirat e mbyllura, që njëherësh ishte edhe masa e fundit dhe e vetme për Kovid-19 në vend, pasi në fillim të majit ishin hequr një numër i madh i restrikcioneve, me çka vera do të jetë plotësisht e lirë dhe pa kurrfarë kufizimesh.

Përjashtim ka vetëm për spitalet, shtëpitë për kujdes të të moshuarve dhe institucioneve të ngjashme, si dhe në transportin publik urban, gjegjësisht në autobusët, metrotë, tramvajet dhe trolejbusët, ku edhe më tutje do të jetë e detyrueshme mbajtja e maskës.

Gjatë kësaj jave do të merret vendim edhe për protokollet për anijet dhe trajektet.

Ministri i Shëndetësisë së Greqisë, Tanos Plevris para dy javëve, duke bërë të ditur se hiqet maska e detyrueshme për hapësirat e brendshme, tha se vendimi është i përkohshëm, gjegjësisht do të vlejë deri më 15 shtator të vitit 2022.

Për udhëtim në Greqi më nuk është e nevojshme asnjë certifikatë për vaksinim, as rezultat negativ nga testi i bërë, përderisa tashmë dy muaj e gjysmë është hequr edhe formulari PLF.

E njëjta vlen edhe brenda vendit, gjegjësisht për hyrje në objektet e mbyllura nuk është i nevojshëm dokument për Kovid-19, siç ishte praktikë edhe më parë, ndërsa prej sot tashmë nuk është e nevojshme edhe mbajtja e maskës.

Që nga fillimi i pandemisë, në Greqi ka 3.453.229 raste me Kovid-19 dhe 29.845 persona të vdekur.