‘’Përfaqësinë e bukurisë e kom pas edhe atëherë’’, Dj Pm poston imazhin simpatik nga fëmijëria

Fotografitë nga fëmijëria mund të i shohim shpesh të postuara nga fytyrat publike.

Një gjë të tillë e ka bërë edhe ish banori i “BBV”, Dj Pm, shkruan lajmi.net.

Dj i njohur ka publikuar një fotografi nga fëmijëria e tij, e realizuar në vitin 1998.

Pajtimi duket i ulur mes shokëve e shoqeve, si duket në shkallët e ambienteve të shkollës.

‘’Përfaqësinë e bukurisë e kom pasë edhe atëherë’’, ka shkruar Pm me humorin që e karakterizon.

Kujtojmë që Dj i njohur u shndërrua në personazh shumë të dashur për publikun shqiptar, pas pjesëmarrjes së tij në “Big Brother VIP”, aty ku u njoh edhe me Sarah Berishën, me të cilën vazhdon mrekullisht lidhja dhe së bashku janë nga çiftet më të pëlqyera nga publiku.