Ukraina dënon lëvizjen ruse për lëshimin e pasaportave në rajonet e pushtuara

Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës dënoi lëvizjen e Moskës që bën më të lehtë për ukrainasit në disa rajone të pushtuara nga Rusia marrjen e nënshtetësisë ruse.

“Pasaportizimi i paligjshëm në rajonet Kherson dhe Zaporizhzhia, si dhe në Krime dhe pjesët e pushtuara përkohësisht të rajoneve Donetsk dhe Luhansk, është një shkelje e rëndë e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, normave dhe parimeve të së drejtës ndërkombëtare humanitare dhe detyrimeve të Rusisë si një

Lexo edhe: Putini lehtëson procedurat për marrjen e nënshtetësisë ruse për banorët e Ukrainës jugore

“Dekreti i presidentit të Rusisë është ligjërisht i pavlefshëm dhe nuk do të ketë pasoja ligjore. Ky vendim nuk do të ndikojë në shtetësinë e ukrainasve në territoret e pushtuara përkohësisht nga Rusia.”

Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi një dekret të mërkurën, i cili rregullon procesin për sigurimin e pasaportave për ukrainasit në pjesët e pushtuara të Kherson dhe Zaporizhzhia.

Rusia tashmë ka shpërndarë qindra mijëra pasaporta për banorët e zonave separatiste në lindje të Ukrainës dhe në territorin ukrainas të aneksuar të Krimesë, si dhe për banorët e republikave separatiste të Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut në Gjeorgji dhe Transnistria në Moldavi. Analistët thonë se këto lëvizje kanë ndihmuar Moskën të krijojë një pretekst për ndërhyrje të vazhdueshme në ato zona.

Yevhen Yaroshenko, një analist për organizatën e të drejtave të njeriut Crimea SOS, tha se politika ruse e “pasaportizimit” mund të shërbejë gjithashtu në një axhendë të sigurimit të rekrutëve për pushtimin rus të Ukrainës.

“Menjëherë pas marrjes së një pasaporte ruse, Federata Ruse mund të thërrasë një person të tillë për shërbimin ushtarak dhe më pas ta përfshijë atë në operacionet luftarake kundër Ukrainës,” tha Yaroshenko./abcnews.al/